” Pasioni dhe Tradita nga viti 1995 “

Bashkim Zeka (themelues)

Në vitin 1995 kompania “Korabi” u themelua nga Bashkim Zeka e cila për synim kishte të furnizonte me produktet e lëndës së parë të gjitha Furrat në tregun e Kosovës. Më pas me zhvillimin e tregut dhe rritjen e kërkesës kompania gjithashtu filloi distribuimin e produkteve të lëndës së parë edhe për Pastiçeri.

Brendet botërore dhe kualitative, përvoja dhe miqësia me partnerët na bëjn që të jemi lider në tregun e industrisë së gatimit. Andaj edhe sot Korabi bën distribuimin e shumë brendeve cilësore si Puratos, Belcolade, Pakmaya, Ustam, Ireks, Corman, Fabbri, Laped etj.

Misioni ynë është që të jemi partnerë të besueshëm për të gjithë klientët tanë anembanë vendit, t’i përkrahim ata në zhvillimin dhe rritjen e cilësisë se produktit që produktet në treg të jenë të shijshme dhe kualitative.